
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka deklaruar se janë të gatshëm t’i votojnë ndryshimet kushtetuese po tha se duhet siguri që pas ndryshimeve kushtetuese fqinji bullgar të mos hap çështje të tjera të cilat do ta kthenin vendin sërish prapa në rrugën drejt BE-së. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe kanë takuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga shtetet europiane lidhur me këtë çështje.
“Të gjithë e dime problemin që e kemi me fqiun tonë Bullgarinë dhe paparashikueshmërinë e çështjeve që ata i hapin në raport me elementet identitare të bashkëqytetarëve maqedonas që normalisht na implikon të gjithëve neve si shtet dhe qytetar të këtij vendi. Jemi të gatshë ti votojmë ndryshimet kushtetuese vetëm na duhet një parashikueshmëri në proces, frikësohemi se pasi ti bëjmë ndryshimet kushtetuese mos vallë na vjen një bllokadë tjetër për çështje identitare”, tha Gashi.
I pyetur lidhur me ligjin për përfaqësim adekuat Gashi tha se ligji është gati por se duan që të jenë të sigurt që të mos kete problematika të cilat do ta rrëzonin ligjin dhe procedurat pastaj të nisin nga e para.
“Është një grup i punës I cili po punon dhe ligji është gati por jemi në konsulta edhe me gjykatën kushtetuese edhe me komisionin e Venecias të jemi të sigurtë që ligjin që do ta adaptojmë dhe votojmë të mos jetë i rrezikuar nga kjo komponenta e kushtetutshmërisë. Duam që të jemi të sigurtë 100% që të hyjmë në proces të mos na ndodh që të ketë parashtresa për atë ligj dhe pastaj të na bie e pastaj prap të kthehemi”, tha Gashi.
Kryeparlamentari Gashi Sot shënoi njëvjetorin e detyrës si kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut, për të cilin tha se ishte një vit që dëshmoi se edhe në politikë, dinjiteti, përulësia dhe përgjegjësia janë vlera që mund të udhëheqin me sukses një institucion të rëndësishëm të shtetit./Shenja/
The post Gashi: Ligji i përfaqësimit të drejtë është gati, për ndryshimet kushtetuese nevojitet siguri appeared first on Telegrafi.