Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me Delegacion të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Suedi-Maqedoni e Veriut të Riksdagut suedez, е udhëhequr nga Kryetarja e Grupit, Llota Xhonson Fornarve.

Në takim morën pjesë ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Ola Solstrom, si dhe kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë, Dafina Stojanoska.

Siç theksohet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryetari i Kuvendit Gashi theksoi mbështetjen dhe miqësinë shumëvjeçare të Mbretërisë së Suedisë ndaj vendit tonë, duke theksuar se marrëdhëniet midis dy vendeve bazohen në mirëkuptim, besim dhe respekt të ndërsjellë.

“Kënaqësi e veçantë u shpreh me krijimin e Grupit të Miqësisë me Maqedoninë e Veriut në Riksdagun suedez, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit parlamentar”, theksohet në kumtesën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U diskutua zbatimi i projekteve në periudhën e ardhshme në më shumë fusha – bujqësi, biznes, barazi gjinore, që do të thotë vazhdimësi e mbështetjes dhe miqësisë. Bashkëbiseduesit e pranishëm ranë dakord se komunikimi intensiv i ndërsjellë dhe shkëmbimi i përvojave kontribuojnë në afrimin e shteteve dhe popujve të Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e Kuvendit