Kryetari Alternativës, Afrim Gashi, sot në emisionin 360 ka komentuar ngjarjen e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se ajo që ndodhi, ishte një lajthitje, teksa veprimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepit, e quan tradhti.

“Unë mendoj që kishim të bëjmë me një lajthitje, tradhëti, nga një deputet i cili vendosi firmën dhe nuk u paraqit. Nga ana tjetër, mund të themi se ka pasur edhe preisone të hatashme ndaj të gjithë deputetëve”, u shpreh Gashi.

Ndryshe, deputeti i kësaj partie Skender Rexhepi, sot tha se në organet e partisë do të merret vendim se si do të veprojnë më tej, do të bëhen pjesë e qeverisë apo do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gashi për situatën e djeshme: Kishim të bëjmë me një lajthitje appeared first on Telegrafi.