Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se sot ka pritur deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të pres sot në Kuvend, deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Konfirmuam marrëdhëniet e gjata bilaterale dhe partneritetin e besueshëm në NATO, si dhe theksuam se mbetemi të përkushtuar për të thelluar këto lidhje.

E informova për objektivat dhe sfidat tona në procesin integrues, ndërkaq Pierce ofroi mbështetjen e parezervë të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën tonë reformuese.

Diskutuam mbi përvojat e deritanishme dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në prioritet tona strategjike si siguria, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane”, shkruan Gashi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gashi-Pierce: Në të ardhmen prioritet strategjik kemi sigurinë dhe integrimet europiane appeared first on Telegrafi.