Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka mirëpritur kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Roussopoulos.
Gashi shkruan se në këtë takim, i cili u zhvillua në vigjilje të 30-vjetorit të anëtarësimit tonë në Këshillin e Europës, shqyrtuam arritjet e tre dekadave të bashkëpunimit.
“Diskutuam gjithashtu për mënyrat e reja të forcimit të demokracisë parlamentare dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Shpreha mirënjohje për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e reformave në sistemin tonë ligjor, ndërsa ritheksuam gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet tona, me përkushtim ndaj vlerave europiane që na bashkojnë”, shkruan Gashi./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
