
Shumica parlamentare është stabile, por mund të rritet dhe të jetë mbi 70 deputetë, tha sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në konferencën për shtyp me rastin e një vjetorit të kësaj përbërje parlamentare. Pastrohet skena, shtoi ai, dhe dihet se si do të vazhdojë me punë Kuvendi.
“Është e mundur të rritet. Flasim për mbi 70 deputetë…Në këtë situatë flasim për rreth dy të tretat në Kuvend”, tha Gashi, duke theksuar se për ta është më e rëndësishme që një numër më i madh i deputetëve t’i bashkohen angazhimit të sinqertë për ngritjen e standardit jetësor.
Gashi tha se Kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe që nënkupton investime prej gjashtë miliardë me projekte konkrete.
“Në horizont është një vit i suksesshëm, i cili presim të ndikojë tek të gjithë qytetarët”, tha Gashi.
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai ritheksoi qëndrimin se nevojitet parashikueshmëria e procesit për të siguruar që ai të mos jetë i dyanshëm. Gashi tha se në të gjitha takimet jashtë vendit dhe me përfaqësues të huaj kërkohet mbështetje që të mos ketë më bllokim të fillimit të negociatave tona me BE-në.
Gashi shtoi se me rastin e një viti të kësaj përbërje parlamentare, Kabineti i kryetarit ka përgatitur një raport që mund të shihet në ueb faqen e Kuvendit.
The post Gashi: Shumica parlamentare është stabile, mund të rritet për mbi 70 deputetë appeared first on Telegrafi.