Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar zgjedhjen e Papës së ri Leo XIV. Në një postim në Facebook, Gashi uron që papa i ri të sjellë më shumë etikë dhe më tepër spiritualitet.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam nderin të uroj zgjedhjen e kreut të ri, të 267-të me radhë, të Kishës Katolike Romake”.

“Në frymën e fjalimit të parë të Papa Leonit XIV (Leo XIV), drejtuar besimtarëve katolikë, shpreh dëshirën që papa i ri të sjellë më shumë përshpirtshmëri e më shumë etikë, ndërsa puna e tij të jetë shteg në rrugën e paqes, të tolerancës fetare dhe të mirëkuptimit ndërmjet popujve, si e vetmja rrugë e drejtë për shpëtimin dhe përparimin e botës, e cila sot po përballet gjithnjë e më shumë me sfidat e konflikteve dhe përplasjeve”, ka shkruar Gashi.

The post Gashi uron zgjedhjen e Papës së ri: Uroj që të sjellë më shumë spiritualitet dhe etikë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";