Sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, gjatë muajit shkurt në autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup janë regjistruar 24 aksidente.

“SPB – Tetovë ju bën thirrje shoferëve që të kenë kujdes dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë në pjesët e qytetit por edhe në autostradë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se nëse respektohet thirrja e tyre, shoferët në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kontribuojnë në sigurinë e komunikacionit dhe pjesëmarrësve në të.

Sipas SPB Tetovë, tejkalimi i shpejtësisë është arsyeja numër një te aksidentet në Pollog./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gati çdo ditë nga një aksident në rrugën Gostivar – Tetovë – Shkup shkruan Telegrafi.