Euroambasadori David Geer në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup tha se të gjithë duan hapjen e negociatave sa më shpejt që është e mundur.

“Bazat nuk kanë ndryshuar, përpjekjet nga Selaniku janë të qarta dhe të gjalla. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të ndërlidhura me BE-në dhe është e logjikshme se e ardhmja e tyre është në BE. Të mos harrojmë, është qëllimi strategjik edhe i BE-së”, tha Geer.

Ai tha se gjithmonë kanë bërë thirrje qeverive që t’i zgjidhin problemet bilaterale, tani duhet të pranohen edhe përpjekjet e sinqerta që janë bërë gjatë kësaj periudhe.

“Përparim është bërë, por puna duhet të vazhdojë, as më shpejt që është e mundshme dhe detyra tani është që Sllovenia të kryesojë me BE-në dhe t’i zgjidh këto çështje me qëllim që të hapen negociatat sa më shpejt”, tha Geer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se kjo nuk duhet të ndikojë te reformat, për shkak se rruga drejt BE-së është rrugë reformash me nivel të zbatimit..

“Reformat nuk janë interes vetëm i BE-së, por edhe interes i qytetarëve, për një vend më të sigurt dhe më demokratik si dhe për të parandaluar ikjen e mendjeve të reja. Asnjë vend nuk mund të lejojë të mos vazhdohet me reforma”, tha Geer./Telegrafi/

 

Geer: Duhet të vazhdohet me reforma në Maqedoni në mënyrë që të fillohet se më shpejt me nisjen e bisedimeve me BE-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";