Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë./Telegrafi/

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.