
“Politikat e vazhdueshme të papranueshme të shkeljes së të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmojnë nevojën objektive ekzistuese për një mekanizëm të siguruar financiarisht për mbrojtje ligjore dhe përfaqësim procedural në rastet e ndjekjeve penale të motivuara politikisht, manifestimeve të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes mbi baza antibullgare”.
Këtë e deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Georg Georgiev, në përgjigje të një pyetjeje nga një deputet nga radhët e koalicionit bullgar “Vazhdimi me Ndryshimet – Bullgaria Demokratike”. Pyetja ka të bëjë me fondet për mbështetjen e komunitetit bullgar në vendet e huaja.
Sipas Georgiev, Ministria e Jashtme e Bullgarisë po bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar mbrojtje ligjore për bullgarët nga Maqedonia, dhe si rast përmendin ish-presidentin e klubit të shuar “Ivan Mihajlov”, Ljupço Georgievski.
“Shteti bullgar në nivelin më të lartë institucional është konsistent në mbështetjen e tij për Georgievskin. Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur nga afër zhvillimin e procesit ligjor kundër tij që nga fillimi i tij, më shumë se dy vjet më parë”, deklaroi Ministri.
Në vitin 2025, nga buxheti i Bullgarisë janë ndarë 2.700.000 leva për zbatimin e Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia dhe për Qytetarët e Maqedonisë me vetëdije bullgare./Telegrafi/
The post Georgiev: Shkelja e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmon nevojën për një mekanizëm mbrojtës ligjor appeared first on Telegrafi.