Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski për “Utrinski brifing” tha se dorëheqja e kryeministrit Zaev ka shokuar të gjithë.

“Është vendim i tij personal edhe pse shumica prej neve nuk pajtohet me dorëheqjen. Në parti priten zgjedhje brendapartiake”, tha Gerasimovski.

Ai shtoi se nuk duhet të shpejtohet me zgjedhjet në parti për shkak të gabimeve eventuale gjatë marrjes së vendimeve.

“Nevojitet kohë që të qetësohet situata. Tani ka ndryshuar edhe statuti dhe kryetari zgjedh me vota dhe për këtë shkak duhet të organizohet mirë ky proces”, tha Gerasimovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gerasimovski: Dorëheqja e Zaevit shokoi të gjithë shkruan Telegrafi.