Gjashtë “in vitro” falas, Klekovski: Kërkesat do të miratohen për 2 javë, teksa vauçerët do të merren në mënyrë digjitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, tha se në të ardhmen vendimet për in vitro falas do të merren për dy javë në vend të tre muajve, ndërsa vauçerët do të merren në mënyrë digjitale e jo si më parë përmes postës.

Vitin e kaluar janë dorëzuar 1.495 kërkesa për in vitro, prej të cilave janë realizuar 1.108.

“Në lidhje me fekondimin e mbështetur biomedikamentalisht – BPO apo siç njihet ‘in vitro’ – ndryshimi i parë është se BPO bëhet pjesë përbërëse e paketës bazë të mbrojtjes shëndetësore, ndryshimi i dytë është se rritet numri i tentativave për BPO në 6 nga 3 sa ishin, të cilat mbulohen nga Fondi dhe janë falas për qytetarët, dhe ndryshimi i tretë është se harmonizohen dispozitat për participim, përkatësisht për përjashtim nga participimi”, tha Sasho Klekovski.

Ndryshime po bëhen edhe për trajtimin jashtë vendit – tha drejtori i dytë i Fondit, Branko Axhigogov, i cili theksoi se më së shumti pacientë dërgohen për trajtim në Turqi dhe Gjermani, e pastaj edhe në spitalet tona private.

Advertisement

“Që nga viti 2015, Komisioni i Shkallës së Dytë ka marrë rolin e kontrolluesit të Komisionit të Shkallës së Parë, por kjo e ngarkoi procesin dhe zgjati më shumë miratimi i trajtimeve jashtë vendit. Së bashku me Entin Shtetëror të Revizionit dhe rekomandimin e tyre, në vetë ligjin i ndajmë procedurat në mënyrë që Komisioni i Shkallës së Parë për trajtim jashtë vendit do t’i zgjidhë lëndët vetë, ndërsa Komisioni i Shkallës së Dytë do të vendosë vetëm në ankesë, ashtu siç është me të gjitha procedurat tjera të ankesave”, tha Branko Axhigov, drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

 

The post Gjashtë “in vitro” falas, Klekovski: Kërkesat do të miratohen për 2 javë, teksa vauçerët do të merren në mënyrë digjitale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy