Sot bëhen saktësisht gjashtë muaj nga tragjedia në diskoteken Pulse në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj.

Me këtë rast, prindërit e të vdekurve po organizojnë “Marsh për Engjëjt”.

Marshimi do të fillojë në orën 15:35 nga “Parku i Revolucionit” dhe do të ndjekë itinerarin e përcaktuar tashmë – ndërtesa komunale, Drejtoria e të Ardhurave Publike, policia, gjykata e Koçanit dhe zyra e prokurorit, dhe do të përfundojë përsëri në “Parkun e Revolucionit”.

Ndryshe, Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuza për personat që dyshohen se janë përgjegjës për tragjedinë në Koçan./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";