Gjashtë zjarre kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e komunave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, informacionin e transmetoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza- Kumanovë.

Në Orizare të Likovës afër varrezave digjej bar i thatë dhe kashtë, zjarrfikësit arritën ta shuajnë në orën 23.00.

Në fshatin Romanovcë një ekip ka qenë në shërbim gjatë natës ku digjej bar i thatë. Zjarr pasdite ka pasur edhe në fshatrat e Kumanovës Shupli Kamen dhe Pçinjë.

Në lokalitetin “Konjski most” në komunën e Nagoriçanit të Vjetër dje në orën 21:00 digjej dru i thatë dhe bar. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit vendas me dy automjete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjashtë zjarre në 24 orët e fundit në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër shkruan Telegrafi.