Në rajonin e qytetit të Shkupit të shtunën dhe të dielën, 14 dhe 15 gusht, në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave, informojnë autoritetet e qytetit.

Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave, do të realizohet nga e hëna, 16 gusht, deri të premten, 20 gusht, prej orës 22 deri në orën 3, të ditës së nesërme.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, nëse kushtet e motit nuk lejojnë të spërkatet, dezinsektimi me aeroplanë do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të përshtatshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.

Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjatë fundjavës do të bëhet dezinsektim me aeroplanë në Shkup appeared first on Telegrafi.