Ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut, Sofija Filipidu lëshoi seancën e inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska Davkova.

Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn për presidente nuk e përdori emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, por Maqedonia. Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Greqisë, ambasadorja Filipidu u largua nga seanca solemne pas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës kanë shkruar edhe mediat greke.

Gazeta “Katimerini” madje kujton deklaratën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për Marrëveshjen e Prespës i cili kishte thënë se nuk është dakord me këtë marrëveshje por duhet ta respektojë.

The post Gjatë inaugurimit të Siljanovskës, ambasadorja greke lëshon sallën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";