Gjendet i vdekur një maturant në Strumicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar u gjet i vdekur dje në hyrje të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmoi Prokuroria Publike e Strumicës dhe Shtabi i Policisë Rajonale të Strumicës.

Siç deklarojnë ata, M.A. është gjetur në një vend pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Belasica”, në lokacionin “Kriva Reka”. Bëhet fjalë për maturant të njërës prej shkollave të mesme të Strumicës.

“Trupi i djalit është dorëzuar për autopsi dhe gjetjet deri më tani nuk tregojnë shenja dhune dhe priten analizat toksikologjike për të pasur pamje më të qartë të shkaqeve të vdekjes”, thonë nga Prokuroria.

Policia konfirmon gjithashtu se dje rreth orës 12:00, është marrë njoftim se pranë Strumicës, në një fushë të papunuar, është gjetur trupi i pajetë i një djali 19-vjeçar nga Strumica.

Advertisement

Një mjek konfirmoi vdekjen, ndërsa një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës dhe një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës kryen inspektim në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, sipas informacionit nga Shërbimi Sekret i Strumicës.

The post Gjendet i vdekur një maturant në Strumicë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy