Për shkak të vendosjes së rrjetës mbrojtëse në rrugën Rajonale R1102, aksi rrugor Veles – Gradsko sot dhe nesër do të jetë i mbyllur për qarkullim prej orës 9:00 deri në orën 16.

Siç informon LAMM, në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalesë për qarkullim për autobusë përderisa për veturat e tjera janë të detyrueshme pajisjet dimërore.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjendja e rrugëve në Maqedoni, ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit appeared first on Telegrafi.