Gjendja epidemilogjike në Dibër, si dhe në nivel të shtetit është stabile.

Kështu vlerëson Baki Alili, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër. Ai tha se në kovid-qendrën në Dibër është i shtruar vetëm një pacient.

“Bëhet fjalë për një grua të moshuar, nga Komuna Qendër Zhupë, e cila ndodhet në mbështetje të oksigjenit përkohësisht. Ky është numri më i ulët, që nga hapja e qendrës në nëntor të vitit të kaluar”, tha Alili.

Ai tha se është optimist për situatën me COVID-19, por bëri thirrje që të vazhdohet me respektimin e masave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu tha se procesi i vaksinimit zhvillohet pandërprerë, duke shtuar se janë përfshirë banorët e të dy komunave./Telegrafi/

Gjendja epidemiologjike në Dibër stabile, vetëm një pacient i shtrirë në spital shkruan Telegrafi.