Gjendja epidemiologjike në Kumanovë është stabile në raport me të sëmurët nga Kovid-19, informuan sot kompetentët nga spitali. Spitali modular para Vitit të Ri është mbyllur, ndërsa në repartin infektiv janë vetëm 11 të shtruar pozitivë me Kovid-19, ndërsa ambulanta ditore ka 30 deri në 40 ekzaminime, por jo vetëm për Kovid pozitiv, por edhe për infeksione të tjera, karakteristike për muajt e dimrit.

Ka një rritje të lehtë të pacientëve nga patologji të tjera në departamentin e spitalit dhe në pediatri. Aktualisht në Kumanovë është rritur numri i qytetarëve, sidomos i kumanovarëve që janë kthyer nga vendet e Evropës Perëndimore për pushime.

Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva, deklaroi sot se ka rritje të lehtë të vizitave nëpër repart, por asgjë drastike. Reparti intern dhe ai i pediatrisë kanë një ngarkesë pune të shtuar, e cila është lehtësisht në rritje.

Mjekët dëshirojnë që situata stabile epidemiologjike me pacientët me Kovid të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, e cila tani për tani sipas shifrave është stabile. Në repartin infektiv përveç njëmbëdhjetë pacientëve pozitivë me kovid, janë edhe tre pacientë me hepatit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjendja epidemiologjike në Kumanovë është stabile, është mbyllur spitali modular appeared first on Telegrafi.