Sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik për 24 orët e fundit, janë regjistruar 3803 pacientë të shëruar. Ky është numri më i madh i pacientëve të shëruar të regjistruar nga Kovid-19 për një ditë deri më tani. Janë regjistruar edhe 123 raste të reja me COVID-19 dhe 17 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vend nga fillimi i epidemisë arrin 154.494, numri i të shëruarve është 143.069, ndërsa i të vdekurve është 5.168, ndërsa i rasteve aktive është 6.257 prej të cilëve 2650 janë në Shkup.

Në rënie është edhe numri i të hospitalizuarve në repartet infektive në vend. Gjithsej mjekohen 638 pacientë me Kovid-19 prej të cilëve 262 në Shkup.

Vaksinimi kundër Kovid-19 në vend zhvillohet pa ndërprerje në të gjithat pikat e vaksinimit në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithsej janë aplikuar 175.348 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 25.648 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.751 qytetarë, publikoi sot në profilin e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai potencon se dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk kanë shprehur 330.513 qytetarë.

Gjendja me Covid-19 në Maqedoni: Rritet numri i të shëruarve, ulet numri i rasteve aktive shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";