Gjithsej 11 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë në pritje të evakuimit nga Tel Avivi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas ri-mbylljes së sotme të hapësirës ajrore izraelite dhe Aeroportit “Ben Gurion” në Tel Aviv, të gjitha fluturimet për në dhe nga Izraeli u anuluan. Fluturimet pritet të rifillojnë gjatë ditës, varësisht nga situata e sigurisë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

“Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, gjithsej 11 shtetas të vendit aktualisht presin evakuim me fluturim nga Tel Avivi. Kjo mund të realizohet në ditët në vijim, varësisht nga zhvillimi i situatës së sigurisë. Si alternativë, ekziston mundësia e evakuimit me det, me anije nga Ashdodi në Limasol (Qipro), për të cilin Ambasada është në komunikim të rregullt me ​​shtetasit tanë dhe autoritetet kompetente izraelite. Ju kujtojmë se, përveç evakuimit të grupit të parë të shtetasve të realizuar me aeroplan qeveritar më 17 qershor, që nga 22 qershori, numri i përgjithshëm i shtetasve të vendit tonë të interesuar për evakuim nga Izraeli është 27. Megjithatë, jo të gjithë janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë”, thonë nga MPJ e RMV-së.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të qytetarëve e vendit, deri në evakuimin e tyre të sigurt.

Qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm SOS:

Advertisement

+389 75 273 732 / +389 75 268 736

ose në telefonat e detyrës së Ambasadës në Tel Aviv:

+972 54 500 8566 / +972 54 967 054

“Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme ku situata e sigurisë është serioze”, thonë nga MPJ./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjithsej 11 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë në pritje të evakuimit nga Tel Avivi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy