Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të brendshme zbatoi aksionin e përfocuar në gjithë territorin e vendit për gjobitjen e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë.

Sipas policisë, janë gjobitur 301 shoferë, ndërsa prej tyre 10 automjete kanë qenë në shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, kurse tre automjete të tjera janë lëvizur mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga 301 shoferët e gjobitur, 194 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 107 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

The post Gjithsej 301 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.