Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (20.11.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë masa për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjoba për 168 vozitës në Shkup, 11 për përdorim të celularit gjatë vozitjes appeared first on Telegrafi.