Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 masa, nga të cilat 64 sanksione për vozitje të shpejtë, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër sanksione për vozitje të shpejtë dhe ndikimi i alkoolit.

Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit, shtatë masa për kalim të semaforit (semafori i kuq), gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit. /Telegrafi/

The post Gjoba për 202 shoferë në Shkup, 64 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";