Gjoba për 68 shoferë në Shkup, 39 për parkim të parregullt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (14.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 68 gjoba, prej të cilave 12 pa patentë shoferi, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 39 për parkim të parregullt.

MPB kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë drejtimit të makinave dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

The post Gjoba për 68 shoferë në Shkup, 39 për parkim të parregullt appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy