Prokuroria Publike e Gostivarit ka parashtruar propozim për shqiptim të gjobës për një 40-vjeçar nga Gostivari, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, Gjykatës Themelore në Tetovë i kanë propozuar që 40-vjeçarit t’i shqiptojë 100 gjoba ditore, pasi ai më 25 mars është kapur duke mos e respektuar orën policore.

“Gjatë ndalesës për lëvizjen e popullsisë, e vendosur si masë për parandalimin e coronavirusit, i akuzuari pa leje ka lëvizur jashtë shtëpisë së tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post Gjobë për një person nga Gostivari për mosrespektim të orës policore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";