Gjithsej 113 masa janë vendosur në territorin e qytetit të Shkupit në 24 orët e fundit, njoftojnë nga Ministrisë së Brendshme.

“Për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 38 gjoba, 10 për vozitje pa patentë shoferi, shtatë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, katër kundërvajtje të kryera nga motoçiklistët”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Gjobiten 113 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";