Ministria e Brendshme dje (08.05) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit u vendosën gjithsej 121 masa, përfshirë 64 për tejkalim të shpejtësisë, shtatë për ngasje pa patentë shofer, 4 shkelje të kryera nga motoçiklistët.

Pesë gjoba u vendosën për përdorimin e telefonit celular, dy për kalimin e në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), një gjobë për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 24 për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Gjobiten 121 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.