Ministria e Brendshme dje (28.05.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit, u vendosën gjithsej 139 gjoba, përfshirë 61 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, shtatë për ngasje pa patentë shofer, dy shkelje të kryera nga motoçiklistët.

Gjashtë gjoba u vendosën për përdorimin e telefonit celular, 51 gjoba për parkimin e paligjshëm, dy gjoba për kalimin në semaforë me dritë të kuqe, katër gjoba për mos përdorimin e rripit të sigurimit.

Nga MPB thonë se do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuar. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjobiten 139 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.