Ministria e Brendshme njofton se dje (08.06.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

“Gjithsej 175 masa u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 26 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 11 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar.

Nëntë gjoba u vendosën për përdorimin telefonit celular, tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, nëntë shkelje të kryera nga motoçiklistët, 90 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuar në trafik. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjobiten 175 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.