Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion.

“Vetëm në Shkup janë shqiptuar 199 masa, prej të cilave 23 janë për vozitje pa leje, 49 për tejkalim të shpejtësisë, 29 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 për automjete të paregjistruara, 5 për kalim në t kuqe, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 29 për parkim jo të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjobiten 199 vozitës në Shkup shkruan Telegrafi.