Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e kontrolluara në fushën e komunikacionit.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 204 masa, prej të cilave 77 janë për tejkalim shpejtësie, 9 për vozitje pa leje, 10 për mosregjistrim të automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar 3 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe dhe 76 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Gjobiten 204 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.