Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 214 masa, prej të cilave 18 janë për vozitje pa leje, 8 për mosregjistrim të automjeteve, 18 për përdorim të telefonit celularë. Janë shqiptuar edhe shtatë dënime për kalim në të kuqe, 22 për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për mospërdorimin e ripit të sigurisë, shtatë për tejkalim jo të rregullt dhe 73 dënime për parkim jo të rregullt”, thuhet në njoftim.

Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“JU bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjobiten 214 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.