Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 224 gjoba në komunikacion.

“Janë shqiptuar 60 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 40 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për vozitësit e motoçikletave”, thonë nga MPB.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 4 për kalim në të kuqe në semafor dhe 45 gjoba për parkim të parregullt.

Gjobiten 224 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";