Sektori për Punë të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme (11.11.2023) vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 masa prej të cilave 61 janë për tejkalim shpejtësie, 16 për vozitje pa leje dhe 3 dënime për shoferët fillestarë”, thonë nga SPB Shkup.

Ata po ashtu shtojnë se janë shqiptuar edhe 13 masa për përdorim të telefoni, 20 për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 11 për kalim në të kuqe dhe 17 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjobiten 249 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.