Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 285 masa prej të cilave 184 janë për tejkalim shpejtësie, 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 14 për vozitje pa leje dhe 10 për shoferët fillimtarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata po ashtu shtojnë se 5 masa janë shqiptuar për përdorim të telefonit, 6 për mosregjistrim të automjeteve dhe 4 për kalim në të kuqe.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Gjobiten 285 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.