Ministria e Punëve të Brendshme njofton dje ka pasir aksion kontrollues për automjetet që voziten nga shoferë nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe gjobitur gjithsej 29 shoferë, prej të cilëve 23 nga Tetova dhe 6 nga Gostivari”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se shoferët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba nga 225 deri 325 euro në kundërvlerë të denarë.

Dy shoferë nga Tetova kanë refuzuar testin e aloolit dhe ndaj tyre është përgatitur gjobë prej 500 eurove.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Krahas kësaj, të gjithë shoferëve të dehur u është marrë leja e vozitje përkohësisht nga 3 deri 12 muaj”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Gjobiten 29 shoferë të dehur në Tetovë dhe Gostivar shkruan Telegrafi.