“Një provokim arrogant që rrit përçarjen mes maqedonasve dhe bullgarëve është emërtimi i klubit kulturor “Vanço Mihajlov””. Kështu thotë për TV 24, Dragi Gjorgiev, bashkëkryetar i komisionit historik me Bullgarinë.

Sipas tij, kontroversi Vanço Mihajlov, i cili lidhet me ideologjinë më të errët të njohur për njerëzimin, nuk mund të jetë urë lidhëse mes dy vendeve dhe është bërë një akt që minon shpresat e fundit për një dialog pozitiv me Sofjen.

“Tendenca për të kujtuar opinionin maqedonas se idetë e njohura të Mihajalovit për kombin dhe gjuhën maqedonase do të vazhdojnë të ushqehen në vetë Maqedoninë është më se e dukshme. Një mesazh që për fat të keq do ta bëjë edhe më të madh përçarjen mes maqedonasve dhe bullgarëve. Në këtë mënyrë zërat e pakësuar dhe më të qetë të arsyes mbyten. Akoma më i trishtuar është fakti që është abuzuar me kulturën”, tha Dragi Gjorgiev, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Maqedono-Bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore.

Komuniteti hebre gjithashtu tha se ishte i neveritur dhe i ofenduar, duke thënë se ishte një shembull klasik i mosrespektimit dhe shtrembërimit të historisë dhe se qeveria bullgare duhet të kërkojë falje për mizoritë dhe Holokaustin e kryer nga paraardhësit e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjorgiev: Po shuhen edhe shpresat e fundit për dialog të mirëfilltë shkruan Telegrafi.