Çmimi i bukës nuk do të shtrenjtohet, tha sot kryetari i Lidhjes së odave ekonomike (LOE), Goran Gjorgievski.

Siç theksoi ai në një konferencë për shtyp, çmimi i grurit është i qëndrueshëm, dhe nuk do të ketë luhatje të mëdha as në vajin e lulediellit të papërpunuar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve së gazetarëve në lidhje me masat e reja të mundshme qeveritare, Gjorgievski theksoi se biznesi nuk ka të bëjë me ngrirjen e marzheve, por me formimin e çmimeve të bazuara në treg.

Sipas tij, Ligji për Praktikat e Padrejta Tregtare duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me pagën minimale, Gjorgievski theksoi se duhet të ketë ekuilibër të qëndrueshëm kur bëhet fjalë për pagat. Rritja e pagës minimale, tha ai, ndikon në rritjen e të gjitha pagave të tjera.

“Problemi nuk është biznesi, por administrata. Duhet të mësojmë se duhet të punojmë për t’u paguar. Duhet të krijojmë një situatë pune në shoqëri”, theksoi kryetari i LOE.