Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, informoi se janë larguar nga puna në Ndërmarrje Publike “Higjiena Komunale”, 371 persona.

Ai këtë deklaratë e dha nga vendi i ngjarjes prej ku filloi dhe aksioni për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, informon Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se tek ta është evidentuar parregullësi në punë, nuk kanë shkuar në vendet e punëes ndërsa kanë marrë pagë si dhe keqpërdorime të tjera.

“Vetura të Higjienës Komunale, janë paguan në emër të personave fizik që kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Unë paralajmërova revizion dhe ja, prej sonte ja filluam”, tha Gjorgjievski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ftoi institicionet të ndërmarrin aktivitete që sonte ndaj të gjitha shkeljeve dhe keqpërdorimeve. /Telegrafi/