
Rreth orës 19:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar lajmin për Telegrafin, duke theksuar se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.
“Njësitë relevante policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në mbledhjen e informatave dhe provave që mund të ndihmojnë në sqarimin e rastit. Hetimet janë në vazhdim e sipër”,ka deklaruar Pllana.
Advertisement