Gjykata Administrative, në seancën e mbajtur më 6 tetor 2025, miratoi Vendim me të cilin hodhi poshtë padinë e partisë politike “Levica” për anulimin e Udhëzimeve për Radiodifuzerët për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të miratuara nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Siç theksojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale në shpjegimin e Vendimit të Gjykatës Administrative, ndër të tjera u tha se Agjencia “në përputhje me kompetencat e saj si autoritet publik, miratoi Udhëzime që përshkruajnë mënyrën e veprimit në zbatimin e dispozitave të caktuara të Kodit Zgjedhor”.

“Konkretisht, Udhëzimet e miratuara sqarojnë mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor mbi ndarjen e kohës për reklamim politik të paguar, ndarjen e kohës në lajmet në Shërbimin Publik të Transmetimit, prezantimin politik falas në Kanalin e Kuvendit dhe mbi sigurimin e aksesit të përmbajtjes për procesin zgjedhor.

Kjo, si dhe Vendimi i miratuar më parë i Gjykatës Themelore Civile – i cili e hodhi poshtë si të pabazuar propozimin e partisë politike “Levica” për të nxjerrë një masë të përkohshme që ndalon dorëzimin e Udhëzimeve te mediat komerciale, si dhe dorëzimin e raportit për reklamimin politik të paguar të transmetuar te KSHZ, vetëm sa konfirmon edhe një herë se Agjencia vepron në përputhje me rregulloret ligjore dhe zbaton profesionalisht zgjidhjet ligjore”, thuhet në deklaratën e ASHAAM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë për të diskutuar udhëzimin e diskutueshëm, por vetëm dy ditë para se të përfundojë fushata zgjedhore për rrethin e parë, më 15 tetor./Telegrafi/