Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkovit për të dalë nga paraburgimi, pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Shënjestra-Fortesa”.

Nga Gjykata e Apelit thonë se vendimi i tyre i plotë do të publikohet në web-faqen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov më 26 shkurt të këtij viti u dënua me burg prej gjithsej 12 vjetëve për rastin “Shënjestra-Fortesa” për shoqërim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm.

Gjykata vendosi që ta pranojë propozimin e prokurores Lençe Ristovska e cila kërkoi paraburgim efektiv në vend të masës për arrest shtëpiak për Mijallkovin, deri në hyrjen e plotë në fuqi të gjykimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e Apelit ia refuzon ankesën, Mijallkov mbetet në paraburgim shkruan Telegrafi.