Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën që ka parashtruar ish-kryeministri i dënuar në rastin “Dhuna në Kuvend”.

Sipas vendimit gjyqësor, është hedhur poshtë kërkesa e Gruevskit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Dhuna në Qendër”.

Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi se Gjykata e Lartë ka dorëzuar një vendim me të cilin kërkesa e Gruevskit, e paraqitur përmes avokatit të tij, “refuzohet si e papranueshme”.

Kujtojmë se për këtë rast Gruevski u dënua për shkak të protestave para objektit të Komunës Qendër në vitin 2013, që për pak nuk u shndërruan në dhunë serioze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me të njëjtin aktgjykim janë shpallur fajtorë edhe ministri i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë.

The post Gjykata e Lartë ia vërtetoi Gruevskit dënimin për rastin “Dhuna në Qendër” appeared first on Telegrafi.