Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vlerëson se ish-gjyqtarja dhe kryetarja e Gjykatës e Lartë, Lidija Nedellkova, me të drejtë është ankuar për shkarkimin e saj nga Gjykata.

Është hapur një rast, pas së cilës ligjshmëria e shkarkimit të saj do të shqyrtohet nga Këshilli Gjyqësor, i cili e ka marrë një vendim të tillë vitin e kaluar. Për këtë është njoftuar edhe vetë Nedellkova, e cila është udhëzuar që të vazhdojë të paraqesë parashtresa që do të ishin dëshmi për shkarkimin e saj.

Ajo beson se i janë shkelur të drejtat dhe është shkarkuar në mënyrë të paligjshme, dhe meqenëse në Maqedoni nuk kishte vend për të apeluar vendimin, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ishte opsioni i saj i vetëm.

Nedellkova e paraqiti ankesën nëntë muaj pasi u pushua nga puna./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykata Evropiane pranoi ankesën e gjyqtares së shkarkuar Lidija Nedellkova appeared first on Telegrafi.