Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e liderit dhe deputetit të “Majtës” Dimitar Apasiev, të parashtruar kundër ish-kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili, siç thuhet në kërkesë, ka shkelur të drejtën për veprim politik.

Apasiev në kërkesën e tij thekson se i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, sepse kryetari i Kuvendit ka refuzuar që iniciativën për shpalljen e referendumit plotësues t’ia përcjellë organeve punuese kompetente parlamentare për marrjen e mendimit për rregullsinë e iniciativës dhe e ka shpallur të parregullt.

Në kërkesë thuhet se Kryetari i Kuvendit po ashtu shkel të drejtën për ndalimin e diskriminimit në bazë të përkatësisë politike, duke e vendosur kërkuesin në pozitë të pabarabartë dhe më pak të favorshme krahasuar me subjektet e tjera politike.

Ky është një Propozim-Kërkesë për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues i cili duhej të mundësonte mbledhjen e mëtejshme të papenguar të 150.000 nënshkrimeve të qytetarëve të përcaktuara me Kushtetutë për shpalljen e referendumit me pyetjen e mëposhtme: A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në duke mos pranuar konkluzionet parlamentare 08-3238/1 e datës 16 korrik 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas vendimit, Apasiev e ka bërë të ditur në rrjetet sociale. Ai njoftoi, “Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën time kundër Xhaferit! Shkëlqyeshëm. Po shkojmë në STRASBURG, ju të nderuar gjyqtarë nga fletorja”./Telegrafi/

The post Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Apasievit ndaj Talat Xhaferit appeared first on Telegrafi.