Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme solli vendim me të cilin u konstatua se është kryer shkelje e lirisë së të shprehurit të lirë të mendimit për Vlaltko Stojanovskin, të kryer me dy aktvendime, njëri nga Gjykata civile Shkup dhe tjetri nga Gjykata e Apelit, që të dy të miratuar gjatë vitit 2021.
Sipas gjykatës, në dy aktvendimet është bërë lëshim në konstatimin e shkeljes së lirisë së shprehjes për Vllatko Stojanovskin, si gazetar i “Fokus”-it, gjatë ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, që ndodhën në Kuvend.
Siç deklaroi sot zëdhënësja e Gjykatës kushtetuese, Hristina Belovska, pikënisje për marrjen e këtij qëndrimi të Gjykatës është ajo që liria e mediumeve, si pjesë përbërëse e lirisë së të shprehurit e përfshin lirinë e informimit publik dhe pranimit dhe transmetimit të lirë të informatave të çështjeve të interesit publik.
“E tërë kjo paraqet parakusht të ekzistimit të shoqërisë demokratike, sepse komunikimi i lirë i informatave dhe ideve për çështje politike dhe të tjera shoqërore të interesit publike janë me rëndësi thelbësore. Kjo implikon liri të mediumeve të marrin informata në bazë të të cilave ato do të mund ta realizojnë rolin e vet, të komentojnë dhe raportojnë për të gjitha çështjet që janë me rëndësi të madhe. Kjo implikon liri të mediumeve të marrin informata në bazë të të cilave ata do të mund ta realizojnë rolin e vet, të komentojnë dhe raportojnë për të gjitha çështjet të cilat janë të rëndësishme dhe të interesit publik”, shtoi Belovska.
Siç potencoi, rrethanat e cekura janë të rëndësishme dhe relevante, por nuk janë marrë parasysh nga ana e gjykatave kompetente të cilat kanë vendosur me kërkesë të parashtruesit.
The post Gjykata kushtetuese konstatoi shkelje të lirisë të shprehjes së lirë të mendimit të gazetarit në Kuvend, në ngjarjet e 26 prillit appeared first on Telegrafi.