Gjykata Kushtetuese, duke pasur parasysh pozicionin dhe pavarësinë e saj, është e detyruar të reagojë ndaj pretendimeve të pavërteta dhe të pasakta të Ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga – thuhet në reagimin e Gjykatë Kushtetuese ndaj Ministrit të Drejtësisë.

Nga kjo gjykatë theksojnë se është e palejueshme që një anëtar i Qeverisë si bartës i pushtetit ekzekutiv, sipas tyre, të mashtrojë publikisht qytetarët duke paraqitur konstatime arbitrare dhe të pavërteta

“Janë të pasakta pretendimet e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, se Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar një mendim në çfarëdo forme për procedimin e mëtejshëm me dhënien e certifikatave, pasi një shkresë e tillë nuk ka mbërritur as nga Administrata për Mbajtjen e Regjistrave Familjare dhe as nga Ministria e Drejtësisë.

Në interes të ruajtjes së dinjitetit dhe reputacionit të Gjykatës si i vetmi institucion me kompetenca të tilla, ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese komunikon nëpërmjet akteve të saj, por në asnjë rast nuk është pjesë e procedurës formale që Gjykata të konsultohet me ndonjë pjesëmarrës në procedurë dhe këshillë pasi do të merret një vendim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të thotë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm pas marrjes së vendimeve, pasi aktmarrësit e kanë detyrimin që t’i zgjidhin problemet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

The post Gjykata Kushtetuese kundërshton ministrin Lloga: Flet të pavërteta appeared first on Telegrafi.